Sport

Shqiponja pret tre luanët


Një nga kombëtaret më të forta në botë sot viziton Shqipërinë në Tiranë.

Tre luanët e Gareth Southgate vijnë në “Air Albania” për ndeshjen në kuadër të kualifikueseve “Qatar 2022”.

Shqipëria dhe Anglia janë dy skuadrat e vetme që fituan ndeshjen e tyre në javën hapëse të kualifikimeve.

Kuqezinjtë arritën fitore minimale në fushën e Andorrës, kurse Anglia shkatërroi 5-0 modestët e San Marino-s.

Pa Kumbullën e dëmtuar, Reja do tentojë që të shkaktoj befasi sonte përballë vendit të katërt të botërorit të fundit.

Në anën tjetër, tre luanët vijnë në këtë ndeshje pa Rashford-in e Manchester United-it dhe Saka-n e Arsenal-it.

Ndeshja fillon në orën 18:00, në çfarë mund të jetë vendimtare për kreun e tabelës për ndeshjet e marsit.

Një rezultat pozitiv për kuqezinjtë do ishte shtysë e fortë dhe një sinjal i qartë se botërori i 2022-ës mund të jetë një realitet për kombëtaren tonë.

Ndeshjet e marsit, Shqipëria i mbyll me vizitën në San Marino, kurse Anglia pret Poloninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore