Sport

Euro 2022/ Shqipëria U-19 arrin fitoren e parë, por jo kualifikimin


Kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka arritur të triumfojë në shifrat 3-1 përballë bashkëmoshatarëve nga Maqedonia e Veriut.

Ndeshja u luajt për kualifikueset e Kampionatit Evropian, Euro 2022. Kujtojmë se ndeshjet e Grupit 7, ku bëjnë pjesë kuqezinjtë organizohen të gjitha në Shqipëri.

Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë shënuan një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën. Asan Mata shënoi golin e parë të takimit, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 19.

Miqtë do të barazonin ndeshjen në minutën e 45+1. Gol i Martin Talakov i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat të barabarta.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë do të shënonin, fillimisht me Paulo Pjeshkën në minutën e 48 dhe Stiven Bibon në minutën e 50.

Shqipëria merr fitoren e parë pas tre ndeshjesh në Grupin 7. Kuqezintjë shkojnë në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Franca mposhti me rezultatin 2-1 Serbinë. Pikërisht fitorja e Francës me rezultat të ngusht i dha mundësinë serbëve të kalojnë më tej, për shkak të golavarazhit më të mirë se ai që kanë kuqezinjtë.

Renditja e Grupit 7:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore