Sport

Shqipëria në Cardiff, testi i parë miqësor për kombëtaren


Kuqezinjtë kthehen në aksion për herë të parë që nga muaji mars.

Skuadra e Rejas udhëton për në kryeqytetin e Uellsit, për t’u përballur me skuadrën e Ryan Giggs.

Mes mungesash, Reja do të tentojë të gjejë emra surprizë që mund të jenë të dobishëm për ndeshjet e shtatorit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri italian, zbuloi formacionin që do të përdorë për ndeshjen me Uellsin.

Italiani do të zbresë në fushë me skemën e tij të preferuar, 3-5-2.

Gentian Selmani pritet të jetë portieri startues, në mungesë të dyshes Berisha – Strakosha.

Gjimshiti, Ismajli e Kumbulla pritet të ruajnë qendrën e mbrojtjes.

Doka dhe Lenjani, që në letër do të jenë si mesfushorë të krahut, pritet që të mbulojnë edhe në mbrojtje kur skuadra është e kthyer prapa.

Abrashi, Bare dhe Çekici do të mbulojnë pjesën e mesit, duke qenë pika lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit.

Balaj dhe Manaj pritet të mbulojnë sulmin.

Ndeshja fillon në orën 18:00, me Uellsin që vjen pas humbjes 3-0 në tokën e kampionëve botëror, Francës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore