Sport

Shqipëria luan në qershor, me mendje për shtator


Kombëtarja kuqezi zhvillon sot ndeshjen e dytë miqësore përballë asaj kundër Uellsit.

Të përzgjedhurit e Reja-s shfaqën një ndeshje shumë të mirë në Cardiff, por pa arritur të sigurojnë fitoren.

Kjo erdhi si pasojë e rasteve të pakta të krijuara në sulm, e për këtë, Reja ka paralajmëruar ndryshime.

Ndeshjen e dytë përgatitore, Shqipëria do ta zhvillojë në Pragë, përballë Çekisë.

Çekët vijnë pas një humbje të thellë, 4-0 përballë Italisë.

Kjo është hera e parë në historinë e dy shteteve që përballen me njëra tjetren.

Pika e fortë e skuadrës së Reja-s është mbrojtja,. Në nëntë ndeshjet e fundit, Shqipëria ka arritur të mbaje pesë herë portën e paprekur.

Por, pesë nga dhjetë ndeshjet e fundit të kuqezinjve, kanë përfunduar në barazim pa gola, gjë kjo që shfaqë rendimentin e ulët të fazës sulmuese.

Formacioni nuk dihet ende, me Reja-n që kërkon të bëj ndryshime për ndeshjet e shtatorit.

Shqipëria përballet me Poloninë, San Marino-n dhe Hungarinë në muajin e nëntë të vitit.

Ndeshja përballë Çekisë do të jetë e fundit para rikthimit te ndeshjet zyrtare, takimi fillon në orën 20:15.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore