Lajme

Shqipëria u bashkohet shteteve të BE-së që sanksionojnë zyrtarët e Maduro-s


Tetë vende evropiane, mes të cilëve dhe Shqipëria, vendosën të bashkohen me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër zyrtarëve të regjimit të Nicolás Maduro.

Në shkurt, kjo çoi në “përjashtimin e ambasadorit të koalicionit në Karakas dhe shpalljen si person non grata të përfaqësueses Claudia Salerno të Venezuelës në Bruksel”, komunikonte në shkurt Këshilli i BE-së.

Më 22 shkurt, këshilli vendosi të shtonte 19 persona në listën e sanksioneve kundër Venezuelës.

Sipas dokumentit të lëshuar të enjten e 18 marsit, thuhet se këtij vendimi u bashkohen vendet kandidate Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Në komunikatë thuhet se “BE-ja mbajti shënime për këtë angazhim, të cilin e mirëpriti”.

Më 22 shkurt, Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja kundër 19 zyrtarëve shtetërorë të Venezuelës, me argumentimin se zgjedhjet parlamentare të 6 dhjetorit nuk plotësuan standardet e nevojshme.

Midis të sanksionuarve janë deputetë nga opozita e pakicës, rektorë të Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), magjistratë, shefa policie etj.

Pas masës, Asambleja Kombëtare e zgjedhur në zgjedhjet e diskutueshme të dhjetorit 2020 miratoi një marrëveshje për Ekzekutivin, për të dëbuar dhe shpallur ambasadoren e BE-së në vendin e Amerikës Latine, Isabel Brilhante, persona non grata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore