Sport

Shqipëria dhe Kosova organizojnë stërvitje ndërkombëtare në xhudo


Në Golem të Kavajës, Federata Shqiptare e Xhudos dhe ajo e Kosovës kanë organizuar stervitje dy javore, së bashku me sportistë të tjere nga Polonia, Anglia, Kanada, Izraeli, Turqia, Italia, Çekia, Sllovenia dhe Rusia.

Mes xhudistëve pjesëmarrës janë edhe dy medalistet e arta të Kosovës në Tokio 20202, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjithashtu edhe medaliste të tjera të huaja si medalistja olimpike nga Kanadaja Jessica Klimkait, italiania Odette Giuffrida, apo dhe britanikja Chelsie Giles.

Kampi stërvitor udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore