Lajme

Shpërthim në Mitrovicën e Jugut


Në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut ka ndodhur një shpërthim.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë për Albanian Post se dyshimet e para janë se “shpërthimi erdhi nga një granatë dore, por që ekspertiza akoma nuk ka nxjerrë konstatimin e saktë”, duke shtuar se rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti.

Të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin i cili nga Policia e Kosovës është duke u trajtuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, ka përfunduar zëdhënësi Zahiti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore