Shqipëria

Shpërthen tritoli në banesën e babait të Leonard Dukës


Banesa e babait të Leonard Dukës, M. D., 65 vjeç, është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse në orët e mesnatës, bën me dije Policia në njoftimin e saj zyrtar.

Incidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, shton Policia.

Kujtojmë që të martën e 14 shkurtit u arrestua Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019-ës.

37-vjeçari, kreu i klanit ‘Duka’ i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje, u arrestua në një provincë të Brukselit, teksa fshihej në një banesë private.

Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore