Shqipëria

Tiranë/ Shpërndanin cannabis-sativa në doza, dy të arrestuar


Ёshtё goditur një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, nё qytetin e Tiranёs.

Njё sasi e paidentifikuar me cannabis-sativa e ndarё nё doza, njё automjet dhe pesё aparate celularё janё sekuestruar në përfundim të operacionit policor.

Poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike janё arrestuar, teksa ёshtё verifikuar dhe njё bashkёpunёtor tjetёr i tyre, të cilin policia njofton se e ka shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë, J.A, 24 vjeç, dhe E.B. 19 vjeç, tё cilёve gjatë kontrollit policor iu gjet nëpër banesa sasia e cannabis-sativa e bërë gati për shpërndarje në doza.

Sipas njoftimit të policisë, një pjesë tjetër u sekuestrua në automjetin e J.A.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore