Shqipëria

Shkodër/ Arrestohet 24 vjeçari për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit (Video)


Finalizohet operacioni policor i koduar “On the way”, në qytetin e Shkodrës. Arrestohet në flagrancë S. M., i cili tentoi t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shkodrës bën me dije se nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Shkodër dhe Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirë organizuar u finalizua operacioni policor i koduar “On the way”.

Shtetasi i arrestuar S.M., 24 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore