Lajme

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë “Pastrimi”


Kompania Regjionale “Pastrimi”.

Bordi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi”, të premten ka shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, Burim Kelmendin.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes njoftimit për media.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”.

Ndërsa, është thënë se gjetje janë konstatuar edhe nga Zyra e Auditorit të Jashtëm.

“Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kompania Regjionale “Pastrimi”.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”.

Ndryshe, kompania “Pastrimi”, ka më shumë se një muaj që po linte bërllokun në kontejnerë.

Për këtë problematikë ankesa të shumta janë pranuar nga qytetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore