Lajme

Shkarkohet Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare në Mal të Zi – Artan Kurti


Qeveria e Malit të Zi ka shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Artan Kurtin, raporton mediumi malazez Vijesti.

Për momentin, Qeveria nuk ka caktuar se kush do të kryejë funksionin e Inspektorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Emërimi i Kurtit në verën e vitit 2022 u pasua me akuza të shumta mes Dritan Abazoviçit dhe Rashko Konjeviçit (zëvendëskryeministër i atëhershëm), të cilët argumentuan se për shkak të dy dënimeve nga viti 2004 dhe 2009, ai nuk mund të krijonte marrëdhënie pune në agjenci.

Gjatë punës së tij, Kurti ka bërë rreth 30 raporte të cilat ia ka dorëzuar dorëzuar Qeverisë.

Në një pjesë të mediave ai u portretizua si “njeri i besuar” i Abazoviç-it, i cili donte të vendoste kontrollin mbi punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nëpërmjet tij.

Kurti ishte shqiptari i parë që mbante një pozitë kaq të rëndësishme për sigurinë e Malit të Zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore