Stil

Shën Valentini dhe dhuratat e luksit


Në muajin shkurt, në muajin e dashurisë, një ditë i dedikohet dhuratave për të dashurit tanë. Këtë Shën Valentin vizituam një argjendari për të parë si është situata e blerjeve në festën e të dashuruarve. Morëm edhe disa sugjerime lidhur me atë se çfarë kërkohet më së shumti në festa, një orientim mbi produktet e luksit dhe si po variojnë në periudhë pandemie.

Siç shihet edhe nga xhirimet e bëra në argjendari, duket se në ditën e dashuruarve pandemia nuk ndihet shumë. Kjo as në limitimin e shpenzimeve. Ndonëse janë vërenjtur ngërçe, “Shqiptarët janë qeflinj përsa i përket blerjeve të floririt”,  u shpreh menaxherja e shitjeve me eksperiencë katër vjeçare në argjendari.

Blerjet e stolive në formë zemre dhe ato të personalizuarat rezultuan të ishin më të mëdha, ndërsa tek meshkujt orat sportive “Tissot”.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore