Lajme

SHBA-të nuk kërkojnë konflikt me Iranin, thotë Blinken


Kryediplomati i Shtëpisë së Bardhë, Antony Blinken, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se SHBA-të nuk kërkojnë konflikt me Iranin.

“Më lejoni ta them këtë përpara këtij Këshilli dhe më lejoni të them atë që ne u kemi thënë vazhdimisht zyrtarëve iranianë përmes kanaleve të tjera. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin”, theksoi Blinken.

Ai shtoi se autoritetet amerikane nuk duan që kjo luftë të zgjerohet, por nuk ngurroi që t’i bëjë një thirrje Teheran-it zyrtar.

“Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet, por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin e SHBA-ve kudo, le ta dinë se ne do të mbrojmë popullin dhe sigurinë tonë me shpejtësi dhe vendosmëri”, garantoi sekretari amerikan.

Një thirrje ai e pati edhe për anëtarët e tjerët të Këshillit të Sigurimit, të cilët duan të parandalojnë përhapjen e këtij konflikti.

“Të gjithë anëtarëve të këtij Këshilli nëse mendoni njësoj si Shtetet e Bashkuara të cilat duan të parandalojnë përhapjen e këtij konflikti, thuajini Iranit dhe përfaqësuesve të tij publikisht, privatisht me çdo mjet, mos hapni një front tjetër kundër Izraelit në këtë konflikt, mos sulmoni partnerët e Izraelit”, ravijëzoi Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken zbuloi në përmbyllje po ashtu se 33 amerikanë janë vrarë si rezultat i sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore