Bota

SHBA/ Publikohen pamjet e rënda nga vrasja e 13-vjeçarit në Çikago


Aktivisti Ja'Mal Green, nё protestё pas publikimit tё videos nё tё cilin tregohen tё shtënat e policisë ndaj 13 vjeçarit Adam Toledo, 15 prill 2021

Kryebashkiaku i Çikagos bën thirrje për qetësi në qytet, ndërsa pamjet filmike të xhirimit fatal të Toledos publikohen pёr herё tё parё.

Pamjet e kamerës trupore të lëshuar për herë të parë ditёn e enjte tregojnë një oficer policie të Çikagos, i cili qëlloi për vdekje Adam Toledo, një 13-vjeçar, ndërsa ai ngriti duart në ajër.

Pamjet kanë ndezur zemërim të ri në qytetin, ku Toledo u qëllua muajin e kaluar.

Të enjten, kryebashkiakja e Çikagos, Lori Lightfoot, qëndroi përkrah udhëheqësve të komunitetit latin dhe bëri thirrje për qetësi.

Lightfoot, zëri i sё cilёs po thyhej ndërsa fliste në një konferencë shtypi, e përshkroi videon si “tepër të vështirë për t’u parë” dhe tha “ne dështuam Adam”.

Toledo u qëllua dhe u vra nga policia më 29 mars pas një ndjekjeje me këmbë nga oficerët.

Në kohën e të shtënave, Toledo ishte me Ruben Roman, 21 vjeç, i cili është akuzuar për disa krime, duke përfshirë rrezikimin e fëmijëve dhe tё shtёna me një armё zjarri.

Autoritetet fillimisht kishin treguar që Toledo kishte një armë në dorë, ndërsa u kthye drejt oficerëve gjatë ndjekjes, pasi nuk iu bind urdhrave për të ndaluar.

Por, videoja e lëshuar të enjten tregoi se Toledon duke ndaluar, ndërsa oficeri thёrriste pas tij. Ai ngriti duart lart, pa asnjë shenjë të ndonjë arme. Më pas qëllohet nga oficeri nё gjoks në një distancë tё shkurtër.

Oficeri u identifikua si Eric Stillman, 34 vjeç. Një burrë i bardhë që ka qenë me departamentin që nga gushti i vitit 2015.

Senatori amerikan Ed Markey, i cili përfaqëson Massachusetts, reagoi në Twitter, duke thёnё se “kemi nevojë për drejtësi për Adam Toledo, i vrarë vetëm 13 vjeç nga dhuna e policisë”.

Aktivistët dhe politikanët e Çikagos kanë theksuar trashëgiminë e policimit racist në qytet dhe mungesën e investimeve në programimin e të rinjve.

Protestat janë zhvilluar në të gjithë qytetin, duke bërë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi.

Shumë janë zemëruar nga një varg të shtënash në polici që kanë vrarë të rinj nё Chicago në javët e fundit.

Përveç vdekjes së Toledos muajin e kaluar, Anthony Alvarez, 22 vjeç dhe Travon Chadwell, 18 vjeç, u vranë nga policia e Çikagos në mars.

Ndёrkohё, sulmet e policisё kanë përkuar gjithashtu me gjyqin e vazhdueshëm të Derek Chauvin, oficerit të policisë i akuzuar për vrasjen e 46-vjeçarit George Floyd, si dhe protestave për vrajsen e Daunte Wright, një 20-vjeçar me ngjyrё që u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku të dielën e kaluar.

Pamjet nё video nuk sugjerojnë që Adam Toledo qëlloi në drejtim të policisë dhe as se ai mbante një armë.

Ndërsa më shumë protesta ishin planifikuar për të enjten mbrëma pas publikimit të pamjeve, Lightfoot, si dhe familja e Toledos kanë kërkuar paqen mes tensioneve në rritje.

Rritja e përgjegjësisë së policisë ishte një pjesë kryesore e platformës zgjedhore të Lightfoot kur ajo po kandidonte për kryetare bashkie.

Ajo ka shërbyer në rol që nga viti 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore