Shqipëria

Një 13 vjeçar ka mbetur i vdekur nga policia e Çikagos


Personi i vrarë nga policia Çikagos në atë që departamenti e quajti një “konfrontim të armatosur”, është një djalë 13-vjeçar.

Sipas mjekëve, 13-vjeçari Adam Toledo, vdiq nga një plagë në gjoks e shkaktuar me armë’

Zëdhënës për policinë e Çikagos thanë se djaloshi u qëllua pasi një oficer po i përgjigjej një skene me të shtëna armësh.

Nëna e djalit, Elizabeth Toledo, tha se i biri, i cili ishte në klasën e shtatë, dilte nganjëherë fshehurazi  natën ndërsa ajo ishte në gjumë.

“Unë dua të di se çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

“Thjesht dua drejtësi për djalin tim. Kjo është e gjitha”.

Si ndodhi ngjarja

Policia tha se oficerët ishin dërguar në lagjen “Fshati i Vogël” në anën perëndimore të qytetit. Arsyeja ishte sepse pak pas orës 2 pas mëngjesit teknologjia ShotSpotter (dedektues i të shtënave) njoftoi zhurmë të shtënash në zonë.

“Oficerët vëzhguan dy persona në një rrugicë aty pranë, njëri nga ato u largua me vrap” dhe oficerët filluan ta ndiqnin, tha zëdhënësi i departamentit, Tom Ahern.

Pasi oficerët e ndoqën të dyshuarin njëri nga policët e qëlloi atë në gjoks.

I dyshuari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë në vendngjarje u gjet një pistoletë.

Gjithashtu, Howard Ludwig, një zëdhënës tjetër i departamentit të policisë, tha se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse adoleshenti qëlloi i pari me armë ndaj oficerëve.

po heton të shtënat dhe oficeri ose oficerët që qëlluan me armë ishin vendosur në detyrë administrative për 30 ditë, të dyja këto janë rutinë në të shtënat e policisë.

Në një deklaratë të enjten pasdite, Zyra Civile e Përgjegjësisë së Policisë (COPA), konfirmoi të shtënat u kapën nga një kamera trupi të policisë.

COPA është e ndaluar me ligj të publikojë videon sepse djali që u qëllua ishte i mitur.

Kryebashkiaku i Çikagos, Lori Lightfoot, shkroi në Twitter se pamjet në video duhen treguar së pari familjes së djalit e më pas publikut, sa më shpejt që të ishte e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore