Sport

Shaq: Staples Center kishte emrin tim dhe të Kobe-t, jam i kënaqur që ndërruan emrin


Në ditët e fundit është ndërruar emri i palestrës së Los Angeles Lakers nga Stalpes Center në Crypto.com Arena.

Pasi u ndërrua emri, kishte shumë mospajtime nga ana e tifozëve, pasi ata ndiheshin që një pjesë e historisë u largua.

Në anën tjetër, Shaquille O’Neal nuk pajtohet me këdo që është kundër ndryshimit të emrit të Staples Center në Crypto.com Arena.

Ndryshe nga opinioni popullor, Shaq është i kënaqur me këtë ide, sepse ai beson se e gjithë ajo histori e bërë nga Lakers legjendar që fituan tre-trofe radhazi duhet të përjetësohet.

Nga të gjitha skuadrat e NBA në epokën moderne të basketbollit, vetëm dy prej tyre kanë arritur të fitojnë tre trofe radhazi.

E para prej tyre është Chicago Bulls e Michael Jordan, e vetmja skuadër në këtë listë që arriti ta bëjë këtë dy herë. Në fillim të viteve 2000, Los Angeles Lakers bëri gjithashtu të pamundurën duke fituar tre-trofe mes viteve 2000 dhe 2002.

Së bashku, Shaq dhe Kobe u bënë një force e papërsëritshme në fushë, por ata i ndante vetëm dallimet filozofike.

Përfundimisht, Shaq u largua nga Lakers për të fituar kampionatin e katërt të NBA-së në karrierën e tij me Miami Heat në 2006.

Sa i përket Kobe, ai pati fatin të fitonte dy kampionate të tjera me Lakers-in e tij të dashur me lojtarë si Pau Gasol në krah.

Megjithatë, ata nuk arritën të fitojnë tre trofe radhazi pasi ata konkurruan në të njëjtën epokë me lojtarët e Celtics, Paul Pierce dhe Keving Garnett.

Për Shaq-in, ato tre vite magjike nuk do të përsëriten kurrë brenda organizatës së Lakers.

Është e natyrshme që Shaq dëshiron t’i mbajë ato kujtime të ndara nga Arena e re Crypto.com.

Nuk gabon kur thotë se Staples Center është ndërtuar nga dyshja dinamike e formuar nga Shaq dhe Kobe.

Gjatë podcast-it të tij zyrtar, O’Neal foli për ndryshimit të emrit të të Staples Center dhe tha se “Më vjen mirë që po e heqin emrin sepse ajo ishte ndërtesa jonë… Staples Center i përkiste Shaq dhe Kobe Bryant përgjithmonë.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore