Shqipëria

Sezoni veror dhe sëmundjet shoqëruese


Në periudhën e verës, sёmundjet më të shpeshta me të cilat ndeshemi përditë janë ato “dermatologjike, helmimet, infeksionet virale dhe meningjitet”.

Kështu shprehet Majlinda Zefi, infermiere nё Spitalin Rajonal tё Lezhёs. Sipas saj, temperaturat e larta dhe ardhja e stinёs sё verёs shoqёrohet gjithashtu dhe me shfaqjen e sёmundjeve dhe problematikave tё ndryshme shёndetёsore.

Ndër emergjencat mё tё shpeshta me të cilat përballemi janë “gastroenteritet”.

“Këto sёmundje janë mё tё pёrhapura gjatë muajve qershor-korrik”, shpjegon infermieria, “ato shpesh vijnё si rezultat i mungesёs sё higjienës”.

E pyetur se cilat janë shenjat me të cilat shoqёrohen këto sëmundje, Zefi përgjigjet se janë: temperaturё tё lartё dhe diarre.

Infermieria, me një eksperiencë 26-vjeçare në Spitalin Rajonal të Lezhës, thotë se nga këto sëmundje duhet të tregojnë kujdes të gjitha grup-moshat.

Më tej, ajo shprehet se tё shumta kanё qenё nё kёtё periudhё dhe infeksionet virale, tё cilat kanё prekur shumicёn e rasteve grup-moshёn 0 deri nё 14 vjeç.

“Kemi patur dhe mjaft raste tё sёmundjeve tё lёkurёs, kryesisht pushues, tё cilët frekuentojnё plazhet dhe fermerёt qё punojnё nё bujqёsi”, tha infermierja.

Çka duhet të bëjmë?

Infermierja shprehet se ёshtё e rëndësishme zbatimi me përpikëri i rregullave higjiene-sanitare dhe konsumimi i sa mё shumё lёngjeve pёr hidratimin e organizmit, pёr njё mbrojtje sa mё tё lartё.

“Kёto janё sёmundje karakteristike pёr zonat bregdetare tё vendit tonё”.

Ndërkohë nё zonat malore, gjatё sezonit veror, problematika ka patur nga pickimi i insekteve tё rrezikshme dhe zvarranikët.

Nё tё tilla raste, qytetarët duhet t’u drejtohen qendrave shëndetësore, nё mёnyrё tё menjëhershme pёr tё marrё ndihmёn e shpejtё, sepse kёto fenomene janё me rrezikshmëri të lartё pёr jetёn.

Eni Nikaj, farmaciste nё Lezhё, shprehet se ka patur kёrkesa tё shumta tё kategorisё antiemetike, kripёra minerale, antibiotikё, fermente laktike, tё cilat pёrdoren pёr tё trajtuar virozat, tё vjellat dhe diarretё.

“Temperaturat e larta qё kanё shoqёruar muajt e parё tё verёs, kanё shkaktuar dhe prishjen e ushqimeve apo dhe zhvillimin e virozave tё shumta”.

Numri i pacientëve me shenja helmimi, “ka qenë i lartë”, thotë Nikaj.

Ajo bën me dije se “pёr viroza me tё vjella dhe diarre kemi shitur mё sё shumti barna pёr grup-moshёn e fёmijёve, të tilla si Hydramin, Trisol, Yovita, Bactigram, Zinnat dhe paracetamol. Mё sё shumti banorё vendas, por dhe kosovarё qё kanё zgjedhur tё pushojnё nё brigjet tona”, tregon Nikaj.

Në përfundim si infermierja Zefi, edhe barnatorja Nikaj theksojnë se duhet të tregojmë kujdes, kryesisht me higjienën, gjatë periudhës së verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore