Lajme

Sërish kërkojnë 20 përqindëshin ish-punonjësit e gazetës “Rilindja”


Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” sërish kanë kërkuar që t’u paguhet 20 përqindëshi dhe t’u njihet stazhi i punës së bërë në gazetën “Rilindja” dhe “Bujku”.

Sindikata e Punëtorëve të gazetës “Rilindja” kishin paaraparë protestë, por që për shkak të situatës pandemike, kanë mbajtur vetëm konferencë për media.

20 përqindëshin e ndërmarrjes “Rilindja” po e kerkojnë 218 ish-gazetarë te gazetës “Rilindja” dhe “Bujku”.

“Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve të Rilindjes për 20 përqindëshin dhe për njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetë”, tha Besim Kajtazi, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Rilindjes.

Ai thotë madje se dyshojnë se qeveritë e kaluara i kanë vjedhur mjetet që u kanë takuar atyre dhe i kanë shitur pajisjet e ish-Rilindjes me çmime të lira, kurse dyshojnë se edhe “këta (Qeveria e re) mos po na i vjedhin mjetet e 20 përqindëshit”.

“Ky kolektiv dhe kjo gazetë ka zhvilluar veprimtarinë që nga pas-Lufta e Dytë Botërore duke qenë dritarja e dijes dhe e kulturës së një populli të shtypur”, tha Kajtazi.

Kryetari i kësaj sindikate tha se Agjencioni Kosovar i Privatizimit të Kosovës ende vazhdon me ligje diskriminuese të UNMIK-ut të cilat një kategori të punonjësve si të vdekurit dhe të pensionuarit, që pas shpronësimit të pallatit nuk i njeh si të punësuar, dhe kërkon që ai ligj të ndryshohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore