Kampionate

Serie A, nuk ka kohë për pushim


Tre ndeshje çelin siparin e javës së pestë në Serie A të martën.

Të hënën, u mbyll java e katërt me Napoli-n që u ngjit në piedestal të ligës me fitoren e thellë 0-4 në fushën e Udinese-s.

Mirëpo, kohë për pushim nuk ka, as edhe një ditë.

Sot menjëherë fillon java e pestë, me gjashtë ekipe që zbresin në fushë me synimin për maksimumin.

Dita hapet në orën 18:30, me derbin e vjetër Bologna – Genoa.

Vendasit synojnë të vazhdojnë formën e ringjallen nga humbja e thellë që pësuan me Inter-in, kurse Genoa synon të gjejë pikët tjera, pas tre humbjeve në katër takimet e para.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna kërkon që me një fitore të konfirmohet si skuadër që do të luftojë për një vend në Evropë, me Genoa-n që kërkon shkëputjen nga zona e ftohtë.

Dy orë e 15 minuta më vonë, në program janë edhe dy ndeshje mjaft interesante.

Në Bergamo, Atalanta pret Sassuolo-n.

Skuadra që tani është bërë përfaqësuese konstante e Italisë në Champions, kërkon të lë prapa fillimin jo fort pozitiv të sezonit.

Atalanta me një fitore do të ngjitej në zonën Champions, kurse për Sassuolo-n tre pikët do të thoshin ngjitje në zonën e lartë të tabelës.

Bergamaskët shpresojnë në një favor nga ndeshja e po atij orarit, Fiorentina – Inter.

Të dy skuadrat janë në luftë direkte për pozitat në Champions League, me secilin rezultat që do të shkonte në favor të Atalanta-s.

Në “Artemio Franchi”, dy skuadra që e kanë nisur sezonin mjaft mirë zhvillojnë derbin përballë njëra-tjetrës.

Fiorentina kërkon fitoren numër katër me radhë, kurse Inter-i kërkon vazhdimësinë pas triumfit të thellë në fundjavë përballë Genoa-s.

Këto tre ndeshje vazhdojnë spektaklin në Serie A, me shtatë të tjera që po ashtu zhvillohen gjatë kësaj fundjave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore