Sport

Serie A: Inter shemb Verona-n, zhgënjen Milan-i


Serie A ka përfunduar edhe katër ndeshjet e fundit për këtë të mërkurë, të luajtura për llogari të javës së 33-të. Inter-i mundi bindshëm 6-0 Hellas Verona-n, teksa Milan-i barazoi 1-1 në shtëpi me Cremonese. Në takimet e tjera, Lazio triumfoi 2-0 ndaj Sassuolo-s, ndërsa Roma u nda në barazim 1-1 me Monza-n.

Në “Marc Antonio Bentegodi” Inter-i bëri një ndeshje të madhe. Seria e golave për zikaltrit u hap me një autogol nga Adolfo Gaich, teksa më pas realizuan Hakan Calhanoglu, Edin Dzeko (dy gola) dhe Lautaro Martinez (dy gola).

Cremonese po triumfonte përballë Milan-it në “San Siro” falë golit të David Okereke, para se kuqezinjtë të vendosnin barazpeshën me golin e vonë të Junior Messias.

Lazio mundi Sassuolo-n me golat e Felipe Anderson dhe Toma Basic. Lacialëve iu anuluan dy gola të Ciro Immobile-s nga VAR.

Roma u ndal në barazim me Monza-n, në një ndeshje ku Stephan El Shaarawy kaloi verdhekuqtë në avantazh para se të vendosej barazpesha nga goli i Luca Caldirola.

Renditja e Serie A:

Më herët këtë të mërkurë në Serie A u luajtën takimet: Juventus 2-1 Lecce, Atalanta 3-2 Spezia, Salernitana 3-3 Fiorentina dhe Sampdoria 0-2 Torino.

Të enjten do të luhen dy takimet e fundit të javës së 33: Udinese – Napoli dhe Empoli – Bologna. Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore