Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 29 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 504 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 14 mijë e 7 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 2 mijë e 64 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 100 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 375 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 921 mijë e 831 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë është 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 4 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 814 mijë e 153 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA