Lajme

Serbët protestojnë për të 16-tën herë – “Vuçiç ik”, “Hajdut”


Protesta e gjashtëmbëdhjetë me radhë me moton “Serbia kundër dhunës”, ka përfunduar para objektit të presidencës serbe, derisa shumica e mbishkrimeve të pankartave paraqisnin thirrjet – “Vuçiç ik”, “hajdutë, hajdutë”.

Sipas mediumit serb Danas, transmeton AlbanianPost, u raportua se qytetarët, para se të mbërrinin pranë presidencës, qëndruan para Ministrisë së Arsimit, ku protesta u drejtua nga Slavoljub Stojadinoviç, mësues i edukatës fizike nga Plana e Madhe dhe Milan Jeftiç, mësues i historisë nga Kragujevaci.

Stojadinoviç, i cili në vitin 2019 çarmatosi një njeri që e mbante peng klasën e tij, tha para Ministrisë se “nuk i kujtohet që situata ka qenë më keq në këto 20 vjet të fundit”, dhe shtoi se kolegët e tij “janë në gjendje shumë më të keqe financiare”.

Pamje nga protestat e organizuara kundër Vuçiç-it.

“Edhe me një rritje prej 5 për qind në shtator, paga jonë do të jetë 15 për qind nën mesataren kombëtare. Më vjen keq që fëmijët në Planë të Madhe, në jug të Serbisë dhe në Serbinë qendrore nuk do të marrin tekste falas”, shtoi ai.

Në anën tjetër, mësuesi Jeftiç, iu drejtua të mbledhurve duke thënë se “populli serb po jeton me frikën që anulon çdo aktivitet dhe mendim”.

Ndërsa protesta nuk kishte filluar ende, prifti Antonije mbajti një fjalim mbi sistemin e adresave publike, pasuar nga fishkëllimat e turmës.

Pamje nga protestat e organizuara kundër Vuçiç-it.

Kërkesat e protestës u përsëritën edhe këtë herë, duke përfshirë: shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha transmetimeve që nxisin dhunën në formë radiofrekuence si dhe ndalimin e shtypit që promovon dhunën.

Në listë të kërkesave nga protestuesit përsëri u fut edhe konfiskimi i radiofrekuencës së televizionit, Pink dhe atij, Happy, si dhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Bratislava Gashiç dhe kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore