Lajme

Senatori amerikan: Më e keqja s’ka ardhur ende, beteja për Kievin “e përgjakshme”


Ligjvënësit amerikanë kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura, për t’u prëditësuar mbi situatën e fundit në Ukrainë, ndërsa pak detaje kanë dalë në dritë, tashmë pas tre orësh që ajo ka përfunduar.

Një ndër komentet më të “frikshme” ka ardhur nga senatori republikan, Lindsey Graham, i cili ka thënë qartësisht se “më e keqja nuk ka ardhur ende në Ukrainë”.

“Ushtarakisht, e keqja më e madhe akoma nuk ka ardhur”, tha Graham teksa doli nga dhoma e mbledhjes.

Ndërsa, senatori demokrat, Chris Murphy, shkroi në Twitter se “beteja për Kievin, do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme.

Vetëm një prej zyrtarë ndërkaq, ka pohuar pa emër se ditët në vijimin mund të jenë alarmanete për Ukrainën. Ndërsa, për disa të tjerë, rënia e qyteteve të caktuara, mund të jetë thjesht çështje kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore