Lajme

Selimi, Osmanit: Nëse mëkatet e së kaluarës janë fajtorë për gjithçka, atëherë ju çfarë bëtë?


Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi,

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit e cila tha se kryeministrat paraprakë janë për t’u fajësuar në lidhje me vendimet e padrejta në raport me Kosovën.

“Janë disa probleme serioze me deklaratën e Presidentes. Së pari Presidentja përfaqëson unitetin e popullit, që do të thotë se politikëbërja në nivel të Presidentes do të duhej të jetë gjithpërfshirëse dhe e barabartë, përtej partive politike”, shkroi Selimi.

Sipas tij, presidentja po akuzon kryeministrat paraprak pa asnjë bazë.

“Këtë deklaratë e interpretoj si hudhje të fajit nga përgjegjësia e vet, polarizim të shoqërisë duke diferencuar në mes “ata edhe ne” dhe poltronizim ndaj Kryeministrit Kurti duke i dhënë monopol të autoritetit moral e politik”.

Selimi ka ngritur pyetjes se “nëse mëkatet e së kaluarës janë fajtorë për gjithçka”, atëherë kjo gjë do të skadojë me pyetjen e popullit “po ju çfarë bëtë?”.

“Amerika është me stabilitetin. Nxjerrja e fjalive nga kontekstet e mesazheve politike është manipulim. Rreshtimi me Amerikë është rreshtim absolutist e jo rreshtim “zgjedh e merr”, ose pako ose hiç”, vazhdoi më tej ai.

“Dialogu është çështje nacionale e nuk ka “ata ma herët” edhe na. Duhet me pas unitet e uniteti duhet të jetë kushtetues. Kështu e thotë Neni 83 dhe 84 i Kushtetutës”, përfundoi Selim Selimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore