Lajme

Selakoviç: “Serbia nuk mund të tërhiqet për krahu, që ta njeh Kosovën”


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç

“Kushdo që mendon se mund ta zgjidhë problemin me Kosovën duke ‘e tërhequr për krahu’ Serbinë dhe ta detyrojë që ta njeh pavarësinë të deklaruar njëanshëm të Kosovës, gabon rëndë”.

Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç në një intervistë për “Veçernje Novosti” të mërkurën.

“S’ka lidhje sa e ngushtë është hapësira për të manovruar”, vazhdon Selakoviç, “neve vetëm sa na shtohet vendosmëria për të luftuar me gjithë fuqinë tonë për ruajtjen e interesave shtetërore në Kosovë”, përgjigjet ai.

“Zgjidhje”, konsideron Selakoviç, “nuk mund të nënkuptohet asgjë që s’ka pajtimin e Beogradit”, dhe se Presidenti i Serbisë, shprehet ai, e ka dhënë pozicionin zyrtar karshi Kosovës.

“Nëse dikush mendon se është zgjidhje kompromisi ku ne pranojmë diçka si status të zgjidhur – ajo s’është as zgjidhje kompromisi, e as zgjidhje”, thotë shefi i diplomacisë serbe.

Emërimi i Christopher Hill si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd

“Do ta shohim njëherë si do të nis punën e tij në zyre”, thotë Selakoviç.

“Por”, vazhdon ai, “nuk jemi në në vitet e 90-ta, e as njerëzit që kanë qenë në pushtet atëherë nuk janë më”.

Sepse, thotë ai, Serbia ka ecur tutje dhe ka bërë progres, si “një prej ekonomive më të shpejta në Evropë”, por edhe “është bërë spirale e stabilitetit në këtë pjesë të Evropës”.

“Është e rëndësishme për Serbinë, sipas asaj që ajo të mbetet në shtegun e saj evropian, të kultivojë dhe të promovojë miqësitë dhe partneritetet e vjetëra, dhe t’i ngrisë marrëdhëniet me ShBA-në në nivel më të lartë”, konsideron Selakoviç.

Marrëdhëniet, që Selakoviç thotë se me ShBA-në janë “140 vjeçare”, janë “zotim i yni edhe për të ardhmen”.

Ndërsa sa i përket “obstruksioneve” amerikane, pyetje të cilën ia shtron intervistuesi, për “ngjitjen diplomatike” të Serbisë me Rusinë, Selakoviç thotë se “pavarësisht se dikujt s’i pëlqen kjo politikë, Serbia ka politikë të pavarur, dhe të gjitha vendimet mirren në Beograd”.

Marrëveshja e Washington-it

“Në çdo moment ne presim se ata do të synojnë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha Selakoviç, “Ne duhet të jemi gati për këso faktorësh surprizues, dhe të bëjmë lëvizje sipas tyre”.

Për spekulimin në mediat serbe se janë afër 10 vende që janë gatë të rishqyrtojnë njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Selakoviç tha se “ka shumë më shumë se aq”.

“Mendoj se ka shumë më shumë vende që janë gati të rikonsiderojnë pozicionin e tyre në Kosovë. Ne nuk e bëjmë lëvizjen e parë, për arsye se do të deklaroheshim menjëherë si provokatorë”, u përgjigj ministri i jashtëm serb.

Ai tha se Serbia ishte gati edhe të “vazhdonim moratoriumin e lobimit për çnjohje sipas asaj që është arritur në Washington”, por se konideron se “nuk ka vullnet të mirë në Prishtinë që të respektohet çfarëdo marrëveshjeje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore