Lajme

Sekuestrohen në Kostur rreth 76 kilogramё kanabis, shoferi shqiptar arratiset


“Dy ngarkesa me drogë janё sekuestruar në njё mjet nё kufirin greko-shqiptar”, njoftoi Policia greke.

Ngjarja ndodhi nё Eptahoriu, Kostur. 74 pako me 76 kilogramё e 500 gram marijuanë janё sekuestruar.

“Mjeti tentoi t’i ndalonte thirrjes së policisë, duke shtuar shpejtësinë, por u përplas mё tej me një makinё të patrullës”, njofton policia greke.

Drejtuesi ishte njё shtetas shqiptar, i identifikuar nga policia, i cili braktisi mjetin dhe u largua me vrap.

Pasagjere ishte një grua greke, e cila u arrestua në flagrancë.

Brenda në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 74 pako me 76 kilogramё e 500 gram marijuanë. Afёr vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, i cili ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore