Kosova

Seancë e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi për Kosovën, Vuçiç thotë se “do marr pjesë çdo minutë” – “duket se ka ardhur koha për një zgjidhje”


Parlamenti i Serbise

Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ka bërë thirrje politikanëve në Serbi që të mos flasin për Kosovën në kontekst të luftës në Ukrainë, sepse kështu “dëmtohen interesat e Serbisë”.

“Sa më shumë të flasin për Kosovën në kontekstin e luftës në Ukrainë, aq më keq është për ne”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

“Perëndimi dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, aq më tepër që çështja shihet në kontekstin e luftës në Ukrainë. Por, është më keq për ne se po flitet më shumë për Kosovën në atë mënyrë”, pohon Petkoviç.

“Bashkësia ndërkombëtare kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës në mënyrë që ta shohin realitetin nga këndvështrimi i tyre. Ata duan të hedhin poshtë argumentet e përdorura nga presidenti Vladimir Putin kur flet për precedentin e Kosovës për njohjen e vendeve perëndimore, për të justifikuar veprimet e tij në Ukrainë”.

Në Serbi të martën do të mbahet seancë e legjislaturës së re parlamentare dhe temë është “çështja e Kosovës”.

Vucic ne konference per media pas takimit me treshen diplomatike

Në seancën e jashtëzakonshme, Vuçiç ka deklaruar se do të marrë pjesë “në secilin minutë të saj” dhe do t’u përgjigjet personalisht të gjithë deputetëve.

Ai do arritje të një pajtimi të përgjithshëm parlamentar për Kosovën.

Edhe kryetari i grupit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, është deklaruar se “pres një seancë konstruktive me më pak polemika”.

“Shpresoj që të gjithë të kuptojnë peshën e çështjes dhe rëndësinë e momentit. Duket se po vjen koha kur më në fund do të duhet ta zgjidhim çështjen”, tha ai.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që Vuçiç pati me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarët politik: Emmanuel Bonne-n e presidentit francez, Emmaneul Macron, dhe Jens Plotner-in e kancelarit gjerman, Olaf Shcolz.

Në anën tjetër, në Kosovë, vizita e kësaj treshe diplomatike ka kaluar në heshtje dhe vetëm me një njoftim të Qeverisë së Kosovës për takimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore