Sport

Saul Niguez largohet këtë sezon, Chelsea dhe Manchester United të interesuar


Saul Niguez do të largohet nga Atletico Madrid këtë sezon.

Të interesuar për të nënshkruar me të në formë huazimi, janë dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Manchester United.

Edhe pse ishte pjesë e skuadrës fituese të titullit, Saul do të lejohet që të largohet këtë verë.

Saul është një nga lojtarët e vetëm në skuadrën e Simeone-s që në klub erdhi nga akademia e “Rojiblanco”-s.

Niguez ka më shumë se 300 paraqitje për Atletico-n, e dëbutimin në klub e bëri qysh në moshën 17-vjeçarë, në vitin 2012.

26-vjeçari po ashtu ka 19 paraqitje për Spanjën, por çuditërisht u la jashtë skuadrës për EURO 2020.

Ai është në radarin e Manchester United, që e konsideron si një ndër opsionet për mesfushën, së bashku me Eduardo Camavinga-n e Rennes-it.

Të interesuar për të janë edhe Chelsea.

Trajneri Tuchel tha që ai është i kënaqur me skuadrën që ka, por një afrim në mesfushë nuk përjashtohet pas largimit të Billy Gilmour te Norwich.

E ardhmja e Saul duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, e për t’u kuptuar, kanë mbetur edhe shumë pak orë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore