Lajme

Sarrazin: Ne, si nënë Evropë, po përpiqemi të shmangim që Ballkani të dashurohet me dikë tjetër


Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Ballkani Perëndimor po përballet me çështjen e ngecjes së reformave.

Këto komente, Sarrazin i ka bërë në ditën e dytë të konferencës “Forumit të Sigurisë në Beograd”, në panelin “Ballkani Perëndimor në (ç)rregullim global”, ku mori pjesë përmes një lidhje online.

“Ne, si nënë Evropë, po përpiqemi të shmangim që rajoni të dashurohet me dikë tjetër, sepse atëherë do të na vini të qani mbi supe. Rajoni është në një ngërç kur bëhet fjalë për reformat, është i pushtuar nga kriza dhe pret që të ndodhin gjëra të mëdha”, tha Sarrazin, transmetojnë mediat serbe.

Manuel Sarrazin duke folur në Forumin e Sigurisë në Beograd

Tani për tani, pohoi ai, “kemi frikë se do të humbasim shumë mundësi dhe opsione për të cilat do të pendohemi në vitet në vijim”.

Tutje, Sarrazin shtoi se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor “tashmë e njohin njëri-tjetrin shumë mirë” dhe se rajoni e di se zgjidhjet e ofruara nga blloku i 27 vendeve “nuk janë magjike dhe nuk zgjidhen brenda natës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore