Shqipëria

Sarandë, goditi me sende të forta një shtetas, arrestohet 58-vjeçari


Njё shtetas 58-vjeçar ёshtё arrestuar nё qytetin e Gjirokastrёs, pasi goditi nё trup njё banor nё qytetin e Sarandёs.

Sipas njoftimit tё policisё, A.R., banues nё Gjirokastёr, në bashkëpunim me shtetasit E. F. dhe S. N, kanё goditur me sende tё forta nё trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i ka dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Ngjarja ndodhi nё lagjen numёr katёr tё qytetit dhe sipas njoftimit tё policisё, shkak i saj ka qenё njё konflikt i çastit midis personave.

Shtetasit E. F. dhe S. N. janё shpallur nё kёrkim.

Ndaj 58-vjeçarit rёndon akuza e “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore