Pajisje

Samsung-u zbulon ndërfaqen e re të orës inteligjente


Kompania teknologjike koreano-jugore, Samsung Electronics Co, ka zbuluar të hënën e 28 qershorit ndërfaqen e re të orës së saj inteligjente.

Prezantimi është bërë në konferencën e quajtur Mobile World, për sistemin operativ që bashkë-zhvilloi me Google-in e Alphabet-it.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se ndërfaqja One UI Watch do të vijë me Galaxy Watch të ri për një përvojë më të qartë midis orës inteligjente dhe telefonave inteligjentë Android.

Përmes një deklarate, kompania ka zbuluar se aktivitetet në orë do të kopjohen në pajisjet celulare të lidhura.

Pra, nëse një përdorues instalon aplikacione të përputhshme me orën në një smartphone, ato do të shkarkohen njëkohësisht edhe në orën inteligjente.

Gjatë këtij viti, Samsung-u do të prezantojë një mjet të ri të dizajnit. Kjo për ta bërë më të lehtë për projektuesit krijimin e pamjeve të reja të orës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore