Sport

Samiti Botëror i Futbollit, Ceferin-i dhe Arsenal-i, mes fituesve të çmimeve


Samiti Botëror i Futbollit (WFS) 2021 do të mbahet më datat 22-23 shtator në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të Atletico Madrid-it, në kryeqytetin spanjoll.

Teksa data për mbledhjen e samitit po afron, janë shpallur zyrtarisht gjatë ditës së enjte fituesit e çmimeve të përvitshme që shpërndan ky samit.

Më shumë se 100 folës do të jenë të pranishëm fizikisht ose virtualisht përgjatë dy ditëve që do të organizohet WFS 2021.

Gjithashtu do të jenë të pranishëm mbi 200 përfaqësues klubesh dhe mbi 150 gazetarë, nga më shumë se 120 vende të ndryshme të botës.

Më poshtë çmimet dhe fituesit:

Nisma Tregtare e Klubit më të Mirë: Arsenal-i

Strategjia më e Mirë e Ndërkombëtarizimit: Seville / Bengaluru United

Platforma më e Mirë Dixhitale: Socios.com

Stadiumi më i Mirë: Stadiumi Kombëtar i Japonisë

Menaxheri më i Mirë: Aleksander Ceferin

Ofruesi më i Mirë i Shërbimit: Driblab

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore