Lajme

Sami Lushtaku, përfundimisht, nuk mund të garojë në zgjedhje


Sami Lushtaku, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Skenderaj

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, pasi nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat për kryetar të komunës, ishte ankuar në Gjykatën Supreme. Por, kjo e fundit ka vendosur që të refuzojë ankesën e tij.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e Sami Lushtakut, kandidat për kryetar të komunës së Skënderajt, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, më datë një shtator 2021, për shkak të mos certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen ë 17 tetori 2021”.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Lushtaku ka paraqitur me kohë ankesën, “me të cilën konsiston ligjshmërinë e vendimit të atakuar duke pretenduar në konsistimin e gabuar dhe jo të saktë të gjendjes faktike dhe kundër masës ndëshkuese kundër tij si kandidat, duke kërkuar që Gjykata të aprovojë në tërësi ankesën si të bazuar dhe ta prish vendimin e PZAP-së, dukë i lejuar Lushtakut që të marr pjesë në garën për zgjedhje të kryetarit në Skenderaj”.

“PZAP në përgjigje, në ankesën e Lushtakut kundërshton thëniet ankimore dhe propozon që ankesa të refuzohet si e pabazuar”.

Andaj në këtë vendim thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjmërinë e vendimit të konsistuar në kuptimin e pretendimeve ankimore dhe të përgjigjes në ankesë dhe pas shqyrtimit në shkresat e lëndës gjeti se: “ankesa e Lushtakut është e pa bazuar”.

Ankesën e tij, Lushtaku e pati pranuar edhe për Albanian Post, me ç’ rast ka thënë “Po jam ankuar në Gjykatën Supreme”.

Lushtaku e ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ia ka pamundësuar të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Kurti është ka e ndjekë rrugën e Milosheviçit, po më duket i ka mbet merak”, ka shtuar Lushtaku.

Më 24 gusht, Lushtaku përmes një videomesazhi pos Kurtit, e kishte akuzuar edhe presidenten Vjosa Osmanin, duke thënë se “është bërë presion për të ma pamundësuar kandidaturën”.

“Presioni është bërë nga kryeministri dhe presidentja. Tendenca për ta rrëzuar PDK-në në Skënderaj ka pasur tentativa edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ishte shprehur Lushtaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore