Lajme

Rusia thërret ambasadorin izraelit për sulmin në aeroportin sirian


Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov ka thirrur ambasadorin e Izrael-it, Alexander Ben Zvi.

Kjo, për të shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare për një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar të Damask-ut javën e kaluar.

Sulmi i atribuohej gjerësisht Izrael-it.

Lajmin e bënë të ditur agjencitë izraelite.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Bogdanov i tha Ben Zvi-së se Moska nuk është e kënaqur me arsyetimet e ofruara nga Izrael-i deri më tani.

Rusia është në pritje të sqarimeve shtesë “në kuadër të mekanizmit ekzistues ruso-izraelit për të parandaluar incidentet e rrezikshme në Siri”.

Sulmi dëmtoi pistën dhe ndërtesat e aeroportit dhe ndërpreu fluksin e furnizimeve humanitare për civilët sirianë, tha Rusia.

Bogdanov theksoi gjithashtu se Rusia nuk do të lejojë që Siria të kthehet në një teatër lufte.

Kjo, mes palëve të jashtme dhe këmbënguli që Izraeli të respektojë integritetin territorial të Sirisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore