Lajme

Rusia mund të përdorë municione me fosfor në Mariupol


Britania e Madhe ka paralajmëruar se forcat ruse mund të përdorin municione me fosfor në sulme të ndryshme në Mariupol, me qëllim mësymjen e qytetit.

Sipas inteligjencës britanike, të tilla armë janë përdorur tashmë në rajonin e Donetsk-ut dhe gjasat janë të larta të përdoren edhe në Mariupol.

Këto armë, janë famëkeqe për seriozitetin e dëmtimeve që shkaktojë. Nën ligjin ndërkombëtar, ato janë të ndaluara të përdoren në zona civile, pasi veprojnë shumë fuqishëm dhe kanë pasoja si direkte, ashtu edhe indirekte tek njerëzit.

Një pikë tjetër e raportit britanik, shton se ka gjasa të larta që numri i viktimave në Mariupol të rritet ndjeshëm, pasi ka pasur sulme të pakontrolluara me bomba në gjithë territorin e qytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore