Lajme

Rusia kërkon vendosjen e qetësisë mes Taxhikistanit dhe Afganistanit


Ushtarët e Taxhikistanit marshojnë gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake nga Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani në poligonin e qitjes Harb-Maidon rreth 20 kilometra në veri të kufirit Taxhikistan me Afganistanin, në Taxhikistan, 10 gusht 2021.

Rusia i ka kërkuar Taxhikistanit dhe Afganistanit, që të arrijnë një mosmarrëveshje reciproriteti.

“Ne po vëzhgojmë me shqetësim tensionet në rritje të marrëdhënieve mes Taxhikistanit dhe Afganistanit, pas deklaratave të forta nga të dyja vendet”, është shprehur zëvendës-drejtori i Departamentit të Informacionit, Alexei Zaitsev.

Sipas Agjencisё Ruse sё Lajmeve (TASS), kjo vjen pasi shtetet po dërgonin trupa në kufirin e tyre të përbashkët.

Nga ana tjetër, talebanët kanë deklaruar se dhjetëra mijëra luftëtarë të forcave speciale janë vendosur në provincën Takhar të Afganistanit verilindor, ngjitur me Taxhikistanin.

Presidenti i qeverisë taxhike, Emomali Rakhmon, ka refuzuar të njohë kabinetin e caktuar nga talebanët në Kabul, duke e sulmuar atë.

Diçka të tillë e përshkroi si shkelje të të drejtave të njeriut, në rrethimin e talebanëve në provincën Panjshir, ku forcat opozitare kryen tubime të shumta.

Talebanët, nga ana tjetër, paralajmëruan Dushanbe kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Afganistanit.

Taxhikët etnikë përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë së Afganistanit, por anëtarët talebanë kryesisht i përkasin grupit më të madh etnik, pashtunëve.

Taxhikistani, i cili pret një bazë ushtarake ruse, mbajti parada ushtarake në dy provinca kufitare, të mërkurën dhe të enjten.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shprehu tё mёrkurёn shqetësimin për pilotët afganë të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe personelin tjetër që po mbahen në Taxhikistan.

Në momentet përfundimtare të luftës, personeli i Forcave Ajrore Afgane, të mbështetur nga SHBA-tё, fluturoi me dhjetëra avionë ushtarakë përtej kufirit afgan në Taxhikistan dhe Uzbekistan dhe u arrestuan atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore