Lajme

Rusia kërkon kompensim nga SHBA-të për “COVID-19”


Kreu i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të kompensojnë vendet e prekura nga pandemia e Coronavirus-it, pasi autoritetet amerikane mund të jenë përfshirë në përhapjen e COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari rus në kanalin e tij ‘Telegram’.

Kryetari i Dumës së Shtetit publikoi një citim nga ekonomisti amerikan Jeffrey Sachs, i cili sugjeroi se Coronavirus-i mund të ishte krijuar në një laborator biologjik amerikan.

Volodin beson se SHBA-të duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e COVID-19, si “miliona të sëmurë dhe të vdekur, kriza ekonomike globale dhe rënia e standardeve të jetesës së njerëzve”.

“SHBA-të janë të detyruara të kompensojnë të gjitha shtetet që kanë vuajtur nga pandemia”, shkruan kryeparlamentari rus.

Përveç kësaj, sipas Volodin, “të gjitha zhvillimet biologjike ushtarake të SHBA-ve duhet të ndalen dhe të deklasifikohen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore