Lajme

Rusia fajëson sabotimin për shpërthimet e reja në Krime


Ka kaluar vetëm një javë nga një sulm i dukshëm ukrainas në një bazë ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar.

Së fundmi, një tjetër objekt ushtarak është goditur nga një seri shpërthimesh. Është një dyqan armësh.

Referuar zyrtarëve rusë, zjarri shkaktoi shpërthimet në zonën Dzhankoi. Më pas, ata fajësuan “sabotimin”.

Një zjarr i veçantë shpërtheu në një nënstacion elektrik dhe një hekurudhë u dëmtua.

Javën e kaluar, një varg shpërthimesh shkatërruan avionë luftarakë rusë në një bazë të Detit të Zi në bregun e Krimesë.

Por Ukraina kurrë nuk e ka pranuar publikisht sulmin.

Këshilltari i zyrës presidenciale Mykhailo Podolyak e ka përshkruar incidentin e fundit si “çmilitarizim në veprim”, duke treguar se shpërthimet nuk ishin aksidentale.

Një zëdhënës i komandës së forcave ajrore ukrainase ka treguar se baza u përdor nga disa prej helikopterëve ushtarakë të Rusisë.

Por ai ka fajësuar për shpërthimet Rusinë që nuk respektoi masat paraprake të zjarrit.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka dhënë asnjë indikacion për llojin e sabotimit të përfshirë në sulm.

Sulmet në zonën e Kurchatov, rreth 100 kilometra nga kufiri verilindor i Ukrainës, kishin ndikuar në “procesin teknologjik të funksionimit” të uzinës bërthamore Kursk.

Për ministrinë ruse të Mbrojtjes, shpërthimet në Krimenë veriore ndodhën të martën në një depo të përkohshme municionesh në një bazë pranë fshatit Maiske rreth orës 06:15 me orën e Moskës.

Sipas ministrisë, nuk kishte viktima “serioze”, por kreu rajonal i emëruar nga Rusia Sergei Aksyonov vizitoi vendin dhe zbuloi se dy mijë njerëz ishin zhvendosur në një fshat aty pranë.

Kurse dy të tjerë ishin të plagosur.

Pasi baza ajrore ruse në Saky u godit, imazhet satelitore zbuluan dëme të konsiderueshme, me të paktën tetë avionë luftarakë të shkatërruar.

Megjithëse Rusia deklaroi se incidenti ishte aksidental, kishte pak dyshime se baza ishte nën sulmin ukrainas, për shkak të natyrës së saktë të shkatërrimit.

Krimea u kap nga Ukraina dhe më pas u aneksua nga Rusia në fillim të vitit 2014.

Kur forcat ruse nisën një pushtim të ri në shkurt, ata përdorën bazat e tyre në gadishull për të kapur zona të mëdha të Ukrainës jugore.

Pushtimi rus është shtrirë në dy rajone jugore në veçanti, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Sakaq, Ukraina është zotuar të nisë një kundërofensivë për të rimarrë zonat nën kontrollin rus.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore