Bota

Rusia dëbon tre diplomatë evropianë pas protestave pro-Navalny


Ministria e jashtme ruse ka lajmëruar dëbimin e tre diplomatëve të shtetit Gjerman, Suedez dhe Polonez pas bashkimit të tyre në protestat në mbështetje të aktivistit të opozitës Alexei Navalny.

Ministria e jashtme ruse tha se të tre morën pjesë në “demonstratat e paligjshme” të 23 janarit.

Ky i fundit u burgos në fillim të kësaj jave pas kthimit të tij nga Gjermania, ku kurohej pas një helmimi të supozuar.

Kujtojmë se laboratorët gjermane vërtetuan se ish lideri i opozitës ishte helmuar me lëndëm kimike “Novichok”.

Nga ana tjetër, Rusia i ka mohuar rezultatet dhe akuzat e tentativës në fjalë.

Ndërkohë, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar se diplomati i saj ka marrë pjesë në demonstratë.

Alexey Navaln, është një lider opozitar dhe kritik i presidentit rus, Vladimir Putin.

Gushtin e kaluar ai u helmua në Rusinë lindore dhe u dërgua në Gjermani për mjekim. Ai u kthye në Rusi në fund të janarit, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveria ruse se do të arrestohej.

Navalny u dënua me tre vite burg nën akuzën e “thyerjes së dënimit me kusht”, pas dënimit për “mashtrim” në vitin 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore