Sport

Ruben Neves objektivi i Ten Hag – në rast se ai emërohet trajner i Manchester United


Trajneri i Ajax-it, Erik Ten Hag pritet ta marrë drejtimin e klubit të Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan gazeta angleze “The Sun”, dëshira kryesore e trajnerit 52 vjeçar, do të jetë transferimi i futbollisti të Wolverhampton-it, Ruben Neves.

Neves kishte qenë një objektië e mëhershme e Manchester-it, por disa tentativa për ta transferuar atë në “Old Traford” dështuan.

Ish-trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, e dëshironte transferimin e 25 vjeçarit, por oferta prej 35 milionë funtesh, u refuzua nga klubi i Wolverhampton.

Megjithatë, në rast të ardhjes së trajnerit Ten Hag, drejtuesit e “djajve të kuq” do të kërkojnë me çdo kusht që ta sjellin portugezin në skuadër.

Mediat në Angli raportojnë se Ten Hag e kishte ndjekur qysh moti Neves-in, kur ai ishte në Porto dhe mendon se do të ishte një përforcim i duhur për mesfushën e Manchester-it.

Neves është pjesë e “ujqërve” që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Porto për shumën e 18 milionë eurove.

Deri më tani, portugezi ka regjistruar 207 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Wolves, prej të cilave ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2024 dhe në bazë të interesimit të disa klubeve për të, vështirë se do ta vazhdojë bashkëpunimin me Wolves.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore