Sport

Rruga drejt Tiranës/ Katër skuadra luftojnë për dy bileta në “Air Albania”


Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ia ka besuar FSHF-së që ta organizojë finalen e edicionit të parë të Europa Conference Leauge, që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Rrugën drejt kryeqytetit shqiptar janë duke e ndjekur katër skuadra të mëdha evropiane, ku vetëm dy prej tyre do t’i sigurojnë biletat.

Pra, sonte (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale, të cilat do të fillojnë në ora 21:00.

Shumë interesant pritet të jetë ballafaqimi mes Leicester-it dhe Romës, me duelin e parë që do të zhvillohet në Angli.

Për të ardhur deri në këtë fazë, Leicester-i eliminoi danezët e Randers, francezët e Rennes dhe së fundmi në çerekfinale mposhtën ekipin holandez, PSV Eindhoven.

Ndërsa Roma fillimisht eliminoi Celtic-un, pastaj Az Alkmar-in dhe në çerekfinale mposhti norvegjezët e Bodo/Glimt.

Edhe gjysmëfinalja tjetër do të jetë mjaft interesante, ku do të ballafaqohen Feyenoord-i dhe Marseille.

Feyenoord-it të cilët mezi eliminuan skuadrën kosovare, Dritën, në kualifikime për këtë garë, më herët eliminuan Partizanin e Beogradit dhe Slavia Pragën.

Ndërsa Marseille eliminoi ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag, Basel-in dhe së fundmi grekët e PAOK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore