Shqipëria

Rritet sërish çmimi i naftës


Rriten sërish çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri, pas vendimit të Bordit të Transparencës të premten e 8 korrikut.

Sipas njoftimit të fundit, nafta do të tregtohet me çmimin 240 lekë për litër ndërsa benzina, me çmimin 233 për litër.

Kjo fashë vlen për çmimet me pakicë.

Ndërsa, sa i përket çmimeve me shumicë, ato janë përcaktuar në 228 lekë për litër për naftën dhe 221 lekë për litër për benzinën.

Nga ana tjetër, çmimi me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 81 lekë për litër dhe ai i shitjes me shumicë 69 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00, të datës 8 korrik.

Vetëm një ditë më parë, bordi vendosi uljen e çmimit të naftës në 235 lekë për litër. Por, veçse një ditë zgjati ky efekt, pasi rritja e sotme shënohet me 5 lekë për litër, duke shkuar në 240.

Benzina ndërkohë shënon rritje me 6 lekë për litër krahasimisht me një ditë më parë.

Gazi nga ana tjetër, nuk pëson ndryshim në çmim krahasuar me një ditë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore