Lajme

Rreshtimi i Serbisë me Moskën, Vulin dhe Daçiç marrin pjesë në konferencën ruse të sigurisë


Bashkimi Evropian dhe fuqitë perëndimore të NATO-s e kanë të qartë se vendi i Serbisë duhet të jetë për nga ana e kontinentit të vjetër, por Serbia sytë qartësisht i ka për nga Moska.

E vërtetueshme kjo edhe nga konferenca e fundit e sigurisë, e organizuar nga Rusia, duke mbledhur ata pak aleatë që i kanë mbetur në botë dhe mes tyre, janë edhe shefi i shërbimeve inteligjente serbe, Aleksandar Vulin dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç.

Mes fytyrash të tjera, në një foto familjare të shkrepur, është edhe kreu i Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik.

Mikpritës ndërkaq, ka qenë një ndër personat kryesorë sa i takon organizimit fillestar të agresionit rus në Ukrainë, Nikolai Patrushev, i cili është sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi.

Ndërsa, retorika e takimeve ka qenë krejtësisht e papranueshme, siç edhe e kanë theksuar disa raportime në platformën Telegram, ku fjala bie, Dodik, ka parashtruar se “serbët kanë qenë të parët viktima nga hegjemonia e faktorëve perëndimorë dhe NATO-s”.

Kështu, duke reflektuar një takim krejtësisht anti-NATO, më shumë se sa një konferencë të mirëfilltë sigurie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore