Lajme

Rrëmbehet presidenti i komisionit zviceran për fushatën e vaksinimit


Një person, i cili ishte kundër vaksinimit dhe besonte që Toka është e sheshtë, rrëmbeu dhe mbajti peng për disa orë presidentin e komisionit zviceran për fushatën e vaksinimit.

Më pas, ai u vra nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në afërsi të Zyrihut, por policia e mbajti të fshehur deri të dielën, kur vetë mjeku, Cristoph Berger, pranoi se javën e kaluar ishte viktimë e një rrëmbimi.

Dr. Berger, 59 vjeç, doktor dhe profesor universiteti, është një figurë që u bë e njohur në Zvicër gjatë pandemisë. Rrëmbimi ndodhi më 31 mars, një ditë para se qeveria të lehtësonte masat për parandalimin e COVID-it.

Fillimisht, lajmi u zbulua më 8 prill, por Gjykata e Zyrihut kishte ndaluar publikimin e çdo detaji për këtë çështje.

Autoritetet raportuan se dy persona ishin vrarë në një përleshje zjarri me policinë në Wallisellen, në Kantonin e Zyrihut, gjatë një tentative për të arrestuar një person. Dy viktimat janë rrëmbyesi dhe e dashura e tij, 28-vjeçare nga Zvicra, e cila u vra nga pakujdesia e partnerit të saj.

Rrëmbimi, i cili ndodhi më 31 mars, mori fund brenda pak orësh.

“Gjatë kësaj kohe m’u kërkua një shumë e madhe parash, por nuk iu referua punës sime. Nuk e njihja personin që më mbante peng”, tha doktori i kërcënuar me vdekje.

Pengu u lirua me premtimin se paratë do t’i dorëzoheshin.

“Kontaktova policinë, të cilët më morën në mbrojtje mua dhe familjen time”, tha Berger.

Në mbrëmjen e prillit 6 prillit, policia u paraqit në shtëpinë e rrëmbyesit për ta kapur atë dhe, si rrjedhojë, filluan të shtënat.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e sulmuesit: u zbulua vetëm se ai ishte një shtetas gjerman 38-vjeçar.

Ai i përmbahej idesë së Tokës së sheshtë, mbështeste teoritë e konspiracionit dhe kishte marrë pjesë në demonstratat kundër vaksinimit.

Një nga bashkëpunëtorët e tij 44-vjeçar u arrestua pak orë pas tragjedisë. Së bashku me rrëmbyesin, 44-vjeçari kishin një procesion dhe demonstrata mohuese për COVID-in. Grupi mbështeste jo vetëm teorinë e tokës së sheshtë, por ishin mohues të Holokaustit dhe sulmit ndaj Kullave Binjake.

Pak ditë më parë, Zvicra ishte tronditur nga një tjetër episod tragjik, me protagonistë disa teoricienët e konspiracionit: një familje e tërë (babai, nëna, tezja dhe dy fëmijë 15 dhe 8 vjeç) ishin hedhur nga ballkoni në katin e shtatë të një apartamenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore