Pajisje

Rregullatori kinez i aviacionit vendos objektiva për industrinë e dronëve


Në Kinë, rregullatori i aviacionit civil ka propozuar një udhërrëfyes për zhvillimin e industrisë së dronëve civilë.

E gjitha pasi kërkon të rrisë përdorimin e tyre në logjistikën e brendshme të qytetit dhe për transportin e mallrave në distanca të gjata.

Plani i propozuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës ka detajuar objektiva të ndryshëm që industria e vet e automjeteve ajrore pa pilot (UAV) të arrijë deri në vitet 2025, 2030 dhe 2035.

Ndër to përfshihet edhe përmirësimi i rregulloreve dhe zgjerimi i kapacitetit të hapësirës ajrore për UAV-të civile.

Atje, disa kompani kanë eksploruar për vite me radhë përdorimin e dronëve, por miratimi i gjerë ka qenë i ngadalshëm mes pengesave rregullatore dhe mbështetjes së madhe te korrierët.

Sipas rregullatorit, qëllimi është të rritet konkurrenca ndërkombëtare e Kinës në fushën e aviacionit pa pilot.

Po ashtu të fitohet “e drejta e vendit për të folur mbi rregullat dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit civil dhe për të arritur qëllimin për t’u bërë një fuqi globale e aviacionit civil”.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore