Sport

Roy Keane kritikon Maguire-n pas festimit të golit kundër Shqipërisë: E turpshme


Legjenda e Manchester United, Roy Keane e ka quajtur një “turp” festën e Harry Maguire-t pasi shënoi në përballjen mes Anglisë dhe Shqipërisë të premten në mbrëmje.

“Tre Luanët” u përballën me Shqipërinë për kualifikueset e Kupës së Botës. Sfidë të cilën anglezët e fituan me rezultatin e thellë 5-0. Autorët e golave ishin Harry Kane (triplet), Jordan Henderson dhe Maguire.

Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Manchester United, Maguire, po kalon një moment vërtet të keq me “Djajt e Kuq”. Por, me kombëtaren ai shënoi gol me kokë, pas vetëm nëntë minutave lojë.

Mënyra e festimit të golit nga Maguire, ishte veprim që nuk i pëlqeu Keane-t. Ylli i Anglisë festoi duke vendosur duart te veshët, si për t’u mbylluar gojën kritikëve të tij. Ky ishte perceptimi që Keane i ka dhënë festimit të angelzit.

“Ai ka qenë një turp dy muajit e fundit për Manchester United. Ai mendon se nëse shënon, do t’u mbyllë gojën kritikëve të tij. E turpshme”, tha Keane për “ITV”.

Jeremie Defoe, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, gjithashtu ishte kundër mënyrës së festimit të Maguire-t.

“Nuk kishte nevojë ta bënte atë. Ai ka shënuar gol, është një gol i mirë. Njerëzve u vendos shije të thartë në gojë, nuk u pëlqen kjo”, tha Defoe.

“Kjo u jep njerzëve një mundësi që të presin përsëri performancë të keqe dhe të flasin kundër tij”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore