Jetesë & Stil

Ronela Hajati hedh posht aludimet rreth “ribashkimit” me Young Zerkën


Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është e njohur për prurjet e shpeshta të projekteve muzikore të cilat jo ngadalë shndërrohen në hite.

Por, veç kësaj për një kohë të gjatë bujë pati bërë edhe romanca e dikurshme e Ronelës me këngëtarin, Young Zerka.

Lartë e poshtë në mediat rozë për një kohë të gjatë kanë qarkulluar lajme të tipit që aludonin në një ribashkim të ish çiftit, por që ylli i hitit “Mala Gata”, i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ani pse vazhdon me ngacmime në drejtim të Zerkës, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Soiree”, po ashtu ka lënë të kuptohet që rrugët e dyshes janë ndarë që moti.

“Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye”, tha ajo.

Gjithsesi, këngëtarja është shprehur të besoj fuqishëm në thënien se – “Asgjë në jetë nuk është e përjetshme”.

Duke e cilësuar vetën si “tip të vështirë”, Hajati, nuk surprizohet edhe nëse nuk do ta gjente fatin e jetës së saj.

“Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimin tim është e përjetshme”, tha Ronela.

Në anën tjetër, javë këngëtarja ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, “Aventura”, i cili është pjesë e albumit të saj vizual – “Rron”.

“Aventura” është mirëpritur nga fansat e Hajatit teksa numëron mbi 1 milion klikime në YouTube dhe është kënga e tretë e publikuar deri më tani nga albumi vizual i Ronelës.

Dy video projektet e tjera muzikore të publikuara më parë nga ky album janë “Shumë i mirë” dhe “Prologue”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore