Sport

Roma se lë Zaniolo-n të largohet në Galatasaaray


Roma ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë euro plus shtesa nga Galatasaray për mesfushorin e tyre italian Nicolo Zaniolo, sipas Sky Sports.

Zaniolo, 23 vjeç, refuzoi një lëvizje në Bournemouth në afatin kalimtar të dimrit, por ai është i etur të largohet nga Roma pas një gjysmë zhgënjyese të parë të sezonit.

Italiani është i gatshëm të pranojë kushtet personale të ofruara nga Galatasaray, me paga prej gati 3 milionë euro në sezon.

Megjithatë, nuk ka marrëveshje mes klubeve për transferimin e tij në Turqi.

Roma e konsideron të ulët ofertën e Galatasaray-t dhe po pret që skuadra turke të rrisë ofertën për të arritur një marrëveshje. Zaniolo ka kontratë deri në qershor 2024.

Kujtojmë se Roma ka negociuar edhe me Milan-in, por këta të fundit nuk ishin të interesuar të shpenzonin shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore