Sport

Roma në bisedime të avancuara me PSG-në për Wijnaldum


Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum është në bisedime të avancuara me AS Roma, thotë gzetari Fabrizio Romano.

Wijnaldum, 31 vjeç, u transferua te PSG nga Liverpool si një transferim i lirë në vitin 2021, por nuk ka luajtur aq shumë sa do të dëshironte.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është i prirur të shtojë holandezin në krah të tij, përmes një marrëveshjeje të mundshme huazimi, por një marrëveshje për pagat ende nuk është arritur.

Roma po krijon një skuadër me shumë talentë, pasi transferuan edhe Paulo Dybala-n në transferim të lirë.

Sezonin e fundit, Roma përfunduan me një trofe, që ishte ai i Conference League.

Me transferimin eventual të Wijnaldum, në krye me trajnerin Jose Mourinho, Roma formojnë një ekip serioz, që mund të luftojë për titullin e Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore